-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 16-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE
NDËRMARRJEVE TË REJA VALËN 16 TË PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Smallusha tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 140 hektarë dhe gjendet në fshatin Smallushë, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Akllap tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 50 hektarë dhe gjendet në fshatin Akllap, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Poturovc tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 72 hektarë dhe gjendet kryesisht në fshatin Poturovc afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Llugagji tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 122 hektarë dhe gjendet kryesisht në fshatin Llugagji, afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Babush tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 44 hektarë dhe gjendet në fshatin Babush, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Grackë e Vjetër/Hallaq i Madh tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 136 hektarë dhe gjendet kryesisht në fshatin Grackë e Vjetër, Hallaq i Madh dhe Rufc i Ri afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Topliçan tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 69 hektarë dhe gjendet në fshatin Topliçan, afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Dobrajë e Madhe tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 123 hektarë dhe gjendet në fshatin Dobrajë e Madhe, afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kosuriq SH.P.K. - i ofron investitorit tokë bujqësore me siperfaqe 220 ha. Lokacioni është afër Klinë/Klina. Në këtë tender nuk shiten makina apo bagëti.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Mobilieve Masive SH.P.K. - ka qenë i vetmi prodhues industrial i mobilieve masive në rajon në vitet e kaluara. Ndërmarrja e Re përfshinë ndërtesat (me një sipërfaqe të përgjithshme prej 8,948.00 m²) dhe makinerinë që ndodhen në lokacionin kryesor në Deçan. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës që do të shpallet në tender është 2.67.18 hektarë.

Ndërmarrja e Re Kinemaja Gjilan Sh.P.K. - aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është që të bëjë shfaqjen e filmave në sallën e saj me 220 ulëse. Gjithashtu salla mund të shfrytëzohet për aktivitete të tjera sikurse prezantime të ndryshme, mbledhje partish, kampanjë zgjedhore etj. Biznesi i kafeterisë mund të zhvillohet në hyrje të kinemasë dhe gjatë verës gjithashtu në pjesën e hapur para ndërtesës.
Prona e ndërmarrjes së re përbëhet nga toka me afërsisht 1375 m² (13 ari 75 m²) ndërtesa e kinemasë me afërsisht 660 m2 (6 ari 60 m²) dhe platoja para ndërtesës me sipërfaqe prej afërsisht 200 m² (2 ari) që gjenden në qendër të qytetit të Gjilanit.

Ndërmarrja e Re Tregtia Shitoret në Lamela A&C Sh.P.K. - tenderi mundëson blerjen e lokaleve për shitje me pakicë, që gjenden në lokacione shumë atraktive afër qendrës së Ferizajt. Ndërmarrja e Re përfshin pesë shitore me sipërfaqe të përgjithshme komerciale përafërsisht 312 m² (3 ari 12 m²). Pozita e lokaleve është ideale për zgjerim të mëtejshëm dhe zhvillim të biznesit.

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori Shitoret Sh.P.K. - ky tender mundëson investitorit të blejë një shitore të madhe dhe shitore për shitje me pakicë që gjenden në lokacione shumë atraktive në qendër të Ferizajt. Ndërmarrja e Re përbëhet prej 6 shitoreve me sipërfaqe të tërësishme prej afërsisht 568 m² (5 ari 68 m²). Objektet paraqesin një mundësi të shkëlqyeshme për veprimtari komerciale.

Ndërmarrja e Re Auto Shkolla ”Drita” Sh.P.K. - vepron si auto shkollë në Gjilan dhe përbëhet nga një hapesirë prej rreth 1,430 m² (14 ari e 30 m²) e vendosur në qendër të Gjilanit, një garazhë dhe zyre (duke përfshirë edhe dhomën për trajnime) me sipërfaqe të përafërt prej 550 m² (5 ari e 50 m²). Asetet e nevojshme për veprimtarinë e saj do te përfshijnë automjete të specializuara për trajnime - një kamion Zastava (Z/8-10) të vitit 1985, dy automjete Golf 19-E (të prodhuara me 1985 dhe 1988), orendi të zyreve, paisje, dhe material për trajnim. Asetet kyqe janë në gjendje relativisht të mirë.

Ndërmarrja e Re Ferma e Deleve në Rakaj Sh.P.K. - ky tender mundëson blerjen e përafërsisht 310,992 m² (31 ha 09 ari 92 m²) të tokës dhe pajisjeve të cilat kanë potencial të dëshmuar për shfrytëzim në bujqësi (dele, grurë, misër); por gjithashtu ka potencial për zhvillim industrial/komercial për shkak të afërsisë me rrugën kryesore Prishtinë- Shkup në jug të Ferizajit.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Korbliq Sh.P.K. - ky tender paraqet mundësi për blerje të përafërsisht 2,630,992 m² (263 ha 09 ari 92m²) pyll dhe tokë, e cila ka potencial të dëshmuar për shfrytëzim bujqësor (dele, grurë, misër). Gati 2/3 e kësaj sipërfaqe është malore. Poashtu ka potencial për zhvillim industrial/komercial.

Ndërmarrja e Re Cycavica depo Llamarina SH.P.K. në Vushtrri ka një lokacion të shkëlqyeshëm (afër stacionit hekurudhor) në Vushtrri, që përfshin objektet afariste në sipërfaqe rreth 821 m² (8 ari 21m²) dhe është e vendosur në një vend me rreth 2,089 m² (20 ari 89 m²)

Ndërmarrja e Re Cycavica Depo Tregu SH.P.K. në Vushtrri ka një lokacion të shkëlqyeshëm (afër tregut të gjelbërt) në qendër të Vushtrrisë, që përfshin objektet afariste në sipërfaqje reth 565 m² (5 ari 65m²)dhe është e vendosur në një vend me rreth 1,827m² (18 ari 27m²).

Ndëmarrja e Re Punëtoria Produkt SH.P.K. ndodhet afër qendrës së komunës së Skenderajit dhe përfshin truall me një sipërfaqe prej 3,792 m² (37ari e 92m² ) dhe një ndërtesë. Ndërtesa përbëhet prej dy pjesëve pjesa administrative dykatëshe me një sipërfaqe prej 250 m² dhe depoja e hapur njëkatëshe me nje siperfaqe prej gjithsejt 224m² .

Ndërmarrja e Re KB Banja SH.P.K. ofron tokë me përreth 30 ari dhe ndërtesa me përreth 425m² hapësire, duke përfshirë edhe pompën e benzinës. Janë të vendosura në udhëkryqin kryesor në rrugën Pejë-Mitrovicë në Banjë.

Ndërmarrja e Re Depo Agimi SH.P.K. ofron tokë me përreth 1.37.70 hektarë dhe disa ndërtesa duke përfshirë një vagë. Ndërmarrja e Re ndodhet rreth 2 km nga qendra Gjakovës

Ndërmarja e Re Agrodukagjini Objektet Afariste SH.P.K. përfshin zyrët nga parafabrikati me një sipërfaqe të katit prej 270m² dhe 8 depo të vogla nga tullat me një sipërfaqe prej 1640m² të katit. Sipërfaqja tokësore përfshin diku 77 ari dhe 53m² në një lokacion shumë të mirë në qytetin e Pejës. Subsidarja ofron bizneseve të sektoreve të ndryshëm të fillojn aktivitet komerciale.

Ndërmarrja e Re Lavra/Brazda Depo SH.P.K. përfshinë tokën prej 12,263 m² dhe depo me sipërfaqe prej 3,116 m² në periferi të Klinës. Kjo Ndërmarrje e Re ka mundësi që menjëherë të rifilloj me aktivitetin e saj komercial.

Ndërmarrja e Re Tregtia e Kosovës Sh.P.K. gjindet ne një lokacion ideal në qendër të Prishtinës, në rrugën Nëna Terezë. Ndërmarrja e Re iu ofron investirorëve potencial mundësinë që të marrin hapësirën e zyreve të pështatshme për çfarëdo aktiviteti dhe me sipërfaqe totale prej përafërshisht 1700 m2. Këto hapësira gjinden në katin përdhesë dhe në bodrumin e ndërtesës katër katëshe. Disa nga këto hapësira janë aktualisht të lëshuara me qira palëve të treta.

Ndërmarrja e Re Llapi 4 Lokale SH.P.K. gjendet në lokacion primar në qender të Podujevës, rruga Zahir Pahaziti. Ndërmarrja e Re u mundeson investitorëve potencial që të përfitojnë katër lokale: lokali nr. 24 me 61 m2; lokali nr. 31 me 70 m², lokali nr 32 me 65 m² dhe lokali nr. 40 me 65 m².

Ndërmarrja e Re Llapi 5 Lokale SH.P.K. gjendet në lokacion primar në qender të Podujevës, rruga Zahir Pahaziti. Ndërmarrja e Re u mundëson investitorëve potencial që të përfitojnë pesë lokale: lokali nr. 25 me 54 m²; lokali nr. 26 me 54 m², lokali nr. 27 me 53 m², lokali nr. 28 me 56 m2 dhe lokali nr. 29 me 59 m².

Ndërmarrja e Re Llapi 6 Lokale SH.P.K. gjendet në lokacion primar në qender të Podujevës, rruga Zahir Pahaziti. Ndërmarrja e Re u mundeson investitorëve potencial që të përfitojnë gjashtë lokale: lokali nr. 12 me 43 m²; lokali nr. 13 me 24.3 m², lokali nr. 14 me 30.5 m², lokali nr 15 me 37.5 m²; lokali nr. 16 me 37.5 m² dhe lokali nr 17 me 60 m².

Ndërmarrja e Re Ratko Mitroviç/Kulla SH.P.K. ofron një sipërfaqe totale përafersisht prej 6555 m² dhe përfshin disa ndertesa dhe asete të tjera. Ndërtesat gjenden në pozitë strategjike në Zonën Idustriale të Prishtinës. Investitorët potencial mund të shfrytzojnë këto asete për zhvillimin e çfarë do biznesi alternativ.

Ndërmarrja e Re Hotel “Ballkan” Suhareka SH.P.K. ofron një hotel në qendër të Suharekës. Ndërmarrja e Re përbëhet nga ndërtesa katërkatëshe me një sipërfaqe të përafërt prej 1,970 m² e ndërtuar në vitin 1977 e cila ndodhet në një sipërfaqe të përgjithshme të përafërt prej 3,204 m².
Hoteli ka gjithsejt 92 dhoma, 17 nga të cilat janë rinovuar (nga të cilat 14 janë dy shtretëshe dhe 3 apartamente). 75 dhomat tjera momentalisht nuk janë në përdorim, të cilat lehtë mundë të rinovohen për shfrytëzim të ardhshëm. Hoteli disponon një sallë për mëngjes, kuzhinë dhe një sallon gostish me një kapacitet deri në 250 mysafirë.

Ndërmarrja e Re Liria “Lakuriq-1” SH.P.K. përfshinë një kompleks komercial në një zonë kryesore të qendrës së qytetit të Prizrenit, që aktualisht është i ndarë në katër shitore. Sipërfaqja totale e lokacionit është përafërsisht 428 m². Madhësia individuale e shitoreve shtrihet prej 38 m² deri 265 m². Aktualisht të gjitha shitore janë të dhëna me qira palëve të treta.

Stacioni i Veterinarisë Rahovec SH.P.K. - ka një sipërfaqe prej afër 10 ari. Ndërtesa njëkatëshe, ku gjysma është Stacioni i Veterinës në sipërfaqe përafërsisht 100 m² ndërsa pjesa tjetër është në pronësi (banesë) private. (Shtyhet për valën 18).

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Sopot Sh.P.K. - ky tender paraqet mundësi për blerjen e përafërsisht 291,713 m² (29 ha 17 ari 13 m²), në një vend i cili ka potencial të mirë bujqësor dhe komercial për zhvillim. (E Shtyer)

Dita e fundit për parakualifikim është: 19 korrik 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 26 korrik 2006

Këto Ndërmarrje të Reja janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re IMK Fabrika e Gypave Ferizaj Sh.P.K. - prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale (Shtyhet për valën 17).

Ndërmarja e Re NBI Suhareka Sh.P.K. - është një ndër prodhuesit kryesor Kosovar të verës që gjendet në Suharekë. Ndërmarrja posedon një varg të gjerë të pajisjeve për të gjitha fazat e prodhimit të verës. Këto pajisje janë të instaluara në bodrumin e verës në Suharekë. Njësitë prodhuese përfshijnë teknologjinë e nevojshme për prodhimin e verërave mesatare konsumuese. Me investime të duhura në pajisje dhe makina, ka mundësi të zgjerojë vargun e prodhimeve drejt verërave të kualitetit mesatarë. Ndërmarrja posedon vreshta me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 1,100 hektarësh, prej të cilëve 600 hektarë janë aktiv dhe pjesa e mbetur prej 500 hektarësh konsiderohen joaktive. Këto vreshta janë të shpërndara në 5 njësi prodhuese në rajonin e Suharekës (Shtyhet për valën 19).

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA