Deprecated: Function split() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/includes/pnLang.php on line 54 Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/includes/pnAntiCracker.php on line 41 Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/includes/classes/safehtml/safehtml.php on line 607 Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/includes/legacy/counter.php on line 51 Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/includes/legacy/counter.php on line 58 Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/includes/legacy/counter.php on line 63 Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/modules/Xanthia/pnuserapi.php on line 70 Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/header.php on line 30
| |
||
![]() |
-
|
|
| |
||
![]() |
||
![]() |
||
Main MenuKosova
|
Vala e 16-tė me FI NumraAgjencia
Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve
Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it
dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të
(kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi
të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë
të hapur, në listën si vijon:
AKM-ja,
si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut
2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18
(“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit
dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më
poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla
hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren
e AKM-së.
Ndërmarrja e Re Smallusha tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 140 hektarë dhe gjendet në fshatin Smallushë, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Akllap tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 50 hektarë dhe gjendet në fshatin Akllap, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Poturovc tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 72 hektarë dhe gjendet kryesisht në fshatin Poturovc afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Llugagji tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 122 hektarë dhe gjendet kryesisht në fshatin Llugagji, afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Babush tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 44 hektarë dhe gjendet në fshatin Babush, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Grackë e Vjetër/Hallaq i Madh tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 136 hektarë dhe gjendet kryesisht në fshatin Grackë e Vjetër, Hallaq i Madh dhe Rufc i Ri afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Topliçan tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 69 hektarë dhe gjendet në fshatin Topliçan, afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës. Ndërmarrja
e Re Dobrajë e Madhe tokë bujqësore SH.P.K. përfshinë
sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 123 hektarë
dhe gjendet në fshatin Dobrajë e Madhe, afërsisht 5 km larg
Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës. Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kosuriq SH.P.K. - i ofron investitorit tokë bujqësore me siperfaqe 220 ha. Lokacioni është afër Klinë/Klina. Në këtë tender nuk shiten makina apo bagëti. Ndërmarrja e Re Fabrika e Mobilieve Masive SH.P.K. - ka qenë i vetmi prodhues industrial i mobilieve masive në rajon në vitet e kaluara. Ndërmarrja e Re përfshinë ndërtesat (me një sipërfaqe të përgjithshme prej 8,948.00 m²) dhe makinerinë që ndodhen në lokacionin kryesor në Deçan. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës që do të shpallet në tender është 2.67.18 hektarë. Ndërmarrja
e Re Kinemaja Gjilan Sh.P.K. - aktiviteti kryesor i ndërmarrjes
është që të bëjë shfaqjen e filmave në
sallën e saj me 220 ulëse. Gjithashtu salla mund të shfrytëzohet
për aktivitete të tjera sikurse prezantime të ndryshme, mbledhje
partish, kampanjë zgjedhore etj. Biznesi i kafeterisë mund të
zhvillohet në hyrje të kinemasë dhe gjatë verës
gjithashtu në pjesën e hapur para ndërtesës. Ndërmarrja
e Re Tregtia Shitoret në Lamela A&C Sh.P.K. - tenderi mundëson
blerjen e lokaleve për shitje me pakicë, që gjenden në
lokacione shumë atraktive afër qendrës së Ferizajt.
Ndërmarrja e Re përfshin pesë shitore me sipërfaqe të
përgjithshme komerciale përafërsisht 312 m2 (3 ari 12 m2).
Pozita e lokaleve është ideale për zgjerim të mëtejshëm
dhe zhvillim të biznesit. Ndërmarrja
e Re 17 Nëntori Shitoret Sh.P.K. Ky tender mundëson investitorit
të blejë një shitore të madhe dhe shitore për shitje
me pakicë që gjenden në lokacione shumë atraktive në
qendër të Ferizajt. Ndërmarrja e Re përbëhet prej
6 shitoreve me sipërfaqe të tërësishme prej afërsisht
568 m2 (5 ari 68 m2). Objektet paraqesin një mundësi të shkëlqyeshme
për veprimtari komerciale. Ndërmarrja
e Re Auto Shkolla ”Drita” Sh.P.K. - vepron si auto shkollë
në Gjilan dhe përbëhet nga një hapesirë prej rreth
1,430 m2 (14 ari e 30 m2) e vendosur në qendër të Gjilanit,
një garazhë dhe zyre (duke përfshirë edhe dhomën
për trajnime) me sipërfaqe të përafërt prej 550
m2 (5 ari e 50 m2). Asetet e nevojshme për veprimtarinë e saj
do te përfshijnë automjete të specializuara për trajnime
- një kamion Zastava (Z/8-10) të vitit 1985, dy automjete Golf
19-E (të prodhuara me 1985 dhe 1988), orendi të zyreve, paisje,
dhe material për trajnim. Asetet kyqe janë në gjendje relativisht
të mirë. Ndërmarrja e Re Ferma e Deleve në Rakaj Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e përafërsisht 310,992 m² (31 ha 09 ari 92 m²) të tokës dhe pajisjeve të cilat kanë potencial të dëshmuar për shfrytëzim në bujqësi (dele, grurë, misër); por gjithashtu ka potencial për zhvillim industrial/komercial për shkak të afërsisë me rrugën kryesore Prishtinë- Shkup në jug të Ferizajit. Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Korbliq Sh.P.K. Ky tender paraqet mundësi për blerje të përafërsisht 2,630,992 m² (263 ha 09 ari 92m²) pyll dhe tokë, e cila ka potencial të dëshmuar për shfrytëzim bujqësor (dele, grurë, misër). Gati 2/3 e kësaj sipërfaqe është malore. Poashtu ka potencial për zhvillim industrial/komercial. Ndërmarrja e Re Cycavica depo Llamarina SH.P.K. në Vushtrri ka një lokacion të shkëlqyeshëm (afër stacionit hekurudhor) në Vushtrri, që përfshin objektet afariste në sipërfaqe rreth 821 m² (8 ari 21m²) dhe është e vendosur në një vend me rreth 2,089 m2 (20 ari 89 m2) Ndërmarrja
e Re Cycavica Depo Tregu SH.P.K. në Vushtrri ka një lokacion
të shkëlqyeshëm (afër tregut të gjelbërt)
në qendër të Vushtrrisë, që përfshin objektet
afariste në sipërfaqje reth 565 m² (5 ari 65m²)dhe është
e vendosur në një vend me rreth 1,827m2 (18 ari 27m2). Ndëmarrja
e Re Punëtoria Produkt SH.P.K. ndodhet afër qendrës
së komunës së Skenderajit dhe përfshin truall me një
sipërfaqe prej 3,792 m² (37ari e 92m² ) dhe një ndërtesë.
Ndërtesa përbëhet prej dy pjesëve pjesa administrative
dykatëshe me një sipërfaqe prej 250 m² dhe depoja e
hapur njëkatëshe me nje siperfaqe prej gjithsejt 224m² . Ndërmarrja
e Re KB Banja SH.P.K. ofron tokë me përreth 30 ari dhe
ndërtesa me përreth 425m² hapësire, duke përfshirë
edhe pompën e benzinës. Janë të vendosura në udhëkryqin
kryesor në rrugën Pejë-Mitrovicë në Banjë. Ndërmarrja
e Re Depo Agimi SH.P.K. ofron tokë me përreth 1.37.70
hektarë dhe disa ndërtesa duke përfshirë një vagë.
Ndërmarrja e Re ndodhet rreth 2 km nga qendra Gjakovës Ndërmarja
e Re Agrodukagjini Objektet Afariste SH.P.K. përfshin zyrët
nga parafabrikati me një sipërfaqe të katit prej 270m²
dhe 8 depo të vogla nga tullat me një sipërfaqe prej 1640m²
të katit. Sipërfaqja tokësore përfshin diku 77 ari dhe
53m² në një lokacion shumë të mirë në
qytetin e Pejës. Subsidarja ofron bizneseve të sektoreve të
ndryshëm të fillojn aktivitet komerciale. Ndërmarrja
e Re Lavra/Brazda Depo SH.P.K. përfshinë tokën prej
12,263 m² dhe depo me sipërfaqe prej 3,116 m² në periferi
të Klinës. Kjo Ndërmarrje e Re ka mundësi që menjëherë
të rifilloj me aktivitetin e saj komercial. Ndërmarrja
e Re Tregtia e Kosovës Sh.P.K. gjindet ne një lokacion
ideal në qendër të Prishtinës, në rrugën Nëna
Terezë. Ndërmarrja e Re iu ofron investirorëve potencial
mundësinë që të marrin hapësirën e zyreve
të pështatshme për çfarëdo aktiviteti dhe me
sipërfaqe totale prej përafërshisht 1700 m2. Këto hapësira
gjinden në katin përdhesë dhe në bodrumin e ndërtesës
katër katëshe. Disa nga këto hapësira janë aktualisht
të lëshuara me qira palëve të treta. Ndërmarrja e Re Llapi 4 Lokale SH.P.K. gjendet në lokacion primar në qender të Podujevës, rruga Zahir Pahaziti. Ndërmarrja e Re u mundeson investitorëve potencial që të përfitojnë katër lokale: lokali nr. 24 me 61 m2; lokali nr. 31 me 70 m2, lokali nr 32 me 65 m2 dhe lokali nr. 40 me 65 m2. Ndërmarrja e Re Llapi 5 Lokale SH.P.K. gjendet në lokacion primar në qender të Podujevës, rruga Zahir Pahaziti. Ndërmarrja e Re u mundeson investitorëve potencial që të përfitojnë pesë lokale: lokali nr. 25 me 54 m2; lokali nr. 26 me 54 m2, lokali nr. 27 me 53 m2, lokali nr. 28 me 56 m2 dhe lokali nr. 29 me 59 m2. Ndërmarrja
e Re Llapi 6 Lokale SH.P.K. gjendet në lokacion primar në
qender të Podujevës, rruga Zahir Pahaziti. Ndërmarrja e Re
u mundeson investitorëve potencial që të përfitojnë
gjashtë lokale: lokali nr. 12 me 43 m2; lokali nr. 13 me 24.3 m2, lokali
nr. 14 me 30.5 m2, lokali nr 15 me 37.5 m2; lokali nr. 16 me 37.5 m2 dhe
lokali nr 17 me 60 m2. Ndërmarrja
e Re Ratko Mitroviç/Kulla SH.P.K. ofron një siperfaqe
totale përafersisht prej 6900 m2 dhe përfshin disa ndertesa dhe
asete të tjera. Ndërtesat gjenden në pozitë strategjike
në Zonen Idustriale të Prishtinës. Investitoret potencial
mund të shfrytzojnë këto asete për zhvillimin e qredo
biznesi alternativ. Ndërmarrja
e Re Hotel “Ballkan” Suhareka SH.P.K. ofron një
hotel në qendër të Suharekës. Ndërmarrja
e Re Liria “Lakuriq-1” SH.P.K. përfshinë
një kompleks komercial në një zonë kryesore të
qendrës së qytetit të Prizrenit, që aktualisht është
i ndarë në katër shitore. Sipërfaqja totale e lokacionit
është përafërsisht 428m2. Madhësia individuale
e shitoreve shtrihet prej 38 m² deri 265 m2. Aktualisht të gjitha
shitore janë të dhëna me qira palëve të treta. Stacioni i Veterinarisë Rahovec SH.P.K. - ka një sipërfaqe prej afër 10 ari. Ndërtesa njëkatëshe, ku gjysma është Stacioni i Veterinës ne sipërfaqe përafërsisht 100 m² ndërsa pjesa tjetër është në pronësi (banesë) private. (Shtyhet për valën 18) Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Sopot Sh.P.K. - ky tender paraqet mundësi për blerjen e përafërsisht 291,713 m² (29 ha 17 ari 13 m²), në një vend i cili ka potencial të mirë bujqësor dhe komercial për zhvillim. (E Shtyer) Dita
e fundit për parakualifikim është: 19 korrik 2006 Këto Ndërmarrje të Reja janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special: Ndërmarrja e Re IMK Sh.P.K. Ferizaj, prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale. (Shtyhet për valën 17). Ndërmarja e Re NBI Suhareka Sh.P.K. është një ndër prodhuesit kryesor Kosovar të verës që gjendet në Suharekë. Ndërmarrja posedon një varg të gjerë të pajisjeve për të gjitha fazat e prodhimit të verës. Këto pajisje janë të instaluara në bodrumin e verës në Suharekë. Njësitë prodhuese përfshijnë teknologjinë e nevojshme për prodhimin e verërave mesatare konsumuese. Me investime të duhura në pajisje dhe makina, ka mundësi të zgjerojë vargun e prodhimeve drejt verërave të kualitetit mesatarë. Ndërmarrja posedon vreshta me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 1,100 hektarësh, prej të cilëve 600 hektarë janë aktiv dhe pjesa e mbetur prej 500 hektarësh konsiderohen joaktive. Këto vreshta janë të shpërndara në 5 njësi prodhuese në rajonin e Suharekës (Shtyhet për valën 19). Dita e fundit për parakualifikim është: 19 korrik 2006 ********************* Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës. AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit. Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t’i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese. AKM-ja nuk do ti gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativ; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente. Për
formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një
ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë"
apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu
mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së
në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva
47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse
janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur
më lartë.
Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë. Departamenti
i Privatizimit Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit. Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home6/mmrsde/public_html/ktakosovo/html_shqip/footer.php on line 30 |
|
KTA
|