-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 15-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 15 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e ReTregtia Shtepia e Mallrave në Shtime Sh.P.K. ofron tek investitorët një shtëpi moderne mallrash qe gjendet mu në qendër të Shtimes, qytet i ndodhur në udhëkryq të rrugës për Lipjan-Ferizaj-Prizren. Shtëpia e Mallrave ofron një hapësirë totale prej 1,905 m², duke përfshirë bodrumin, dy katet dhe nënçatinë. Ndërtesa është në formë të mire dhe e vendosur në një parcelë toke prej afër 1,059 m². Bodrumi dhe kati i parë momentalisht janë dhënë me qira. Për më tepër kati i dytë dhe kati nën kulm ofrojnë hapësirë të konsiderueshme për zgjerim biznes.

Ndërmarrja e Re Tregtia Dyqanet në Prishtinë dhe Lipjan Sh.P.K. përmban dy dyqane të ndodhura ne vende shumë atraktive në Prishtinë dhe Lipjan. Dyqani në Prishtinë mbulon afërsisht 328 m² dhe ndodhet në zonën e Dardanisë. Kurse tjetri në Lipjan mbulon afërsisht 194 m² dhe ndodhet në afërsi të qendrës së Qytetit. Lokalet janë shanse të mira për biznes.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqesore Koretin SH.P.K. Prona kryesore e kesaj Ndermarrjeje te Re permban token bujqesore e cila gjendet ne periferi te fshatit Koretin, Komuna e Kamenices. Siperfaqja e pergjithshme e tokes qe do te transferohet ne Ndermarrjen e Re 96.07.70 ha. Shumica e tokes eshte perdorur per rritjen e elbit te birres dhe grurit. Megjithate ne dekaden e fundit pjesa me e madhe e tokes nuk eshte kultivuar rregullisht.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarise Kamenicë L.L.C. ushtron aktivitetin veterinar në objektin që gjendet afër qendrës së qytetit të Kamenicës. Edhe pse objekti momentalisht përdoret si stacion veterinar, vetëm pjesërisht nevojitet për këtë qëllim. Ndërmarrja e Re poashtu ka edhe objektin tjetër që përdoret për operime në fshatin Rogane/Rogocicë, dhjetë kilometra larg qytetit. Kushti i shitjes është që blerësi të pranoj që të lejojë veterinerët e tanishëm që të vazhdojnë me punën e stacionit të veterinës për më së paku dy vite nga dita e shitjes. Pas dy viteve, pronari i ri do të jet kompetent për zgjedhjen e ardhmërisë së objektit.

Ndërmarrja e Re KB Deçani Toka Bujqësore Qestë Sh.P.K. ndodhet në komunën e Deçanit. Toka e propozuar për këtë tender përfshin rreth 72 ha të tokës bujqësore në një lokacion të vetëm

Ndërmarrja e Re Stacioni Bujqësor Gjakovë Sh.P.K. ofron 2 ndërtesa: një ndërtesë administrative me sipërfaqe prej rreth 900 m2 dhe një depo me sipërfaqe prej rreth 300 m2. Ndërtesat ndodhen në një lokacion të vetëm në qendër te qytetit të Gjakovës me një sipërfaqe prej 0.31 ha.

Ndërmarrja e Re Malishgan Toka Bujqësore Parallovë e re Sh.P.K. ofron rreth 206 ha tokë punuese në Komunën e Klinës. Toka ishte pjesë e kompleksit kryesor bujqësor që kultivonte kultura dhe farëra të ndryshme. Kjo ofertë nuk përfshin bagëti, makineri apo ndërtesa tjera.

Ndërmarrja e Re Ferma e Lopëve Gusar Sh.P.K. u ofron investitorëve një fermë për majmërinë e viçave dhe rreth 70 ha tokë që është e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme lavërtare. Stallat kanë hapësirë për rreth 400 krerë lopë.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gusar Sh.P.K. u ofron investitorëve mundësinë për të blerë rreth 217 ha tokë pjellore bujqësore. Kjo tokë ndodhet afër Istogut dhe nuk përfshinë ndërtesa, bagëti apo asete të lëvizshme.

Ndërmarrja e Re Depo Leshan Sh.P.K. ofron një depo me një sipërfaqe prej rreth 588 m2 që ndodhet në një lokacion me një sipërfaqe prej rreth 1 ha në fshatin Leshan, Komuna e Pejës.

Ndërmarja e Re Motel Nora Sh.P.K. ofron ndërtesat që mund të shërbejnë deri në 228 persona, megjithëse ndërtesat janë në gjendje të mjerueshme. Ato janë të vendosura në një lokacion me një sipërfaqe prej 5.5 ha në rrugën magjistrale Pejë/Prishtinë në Novosellë të Zajmit, Komuna e Klinës.

Ndërmarrja e Re Runiku Sh.P.K. gjendet në qendër të Runiku, komuna e Skenderajt. Përbëhet nga toka në qendër të Runikut me një sipërfaqe prej 0.86.86 ha, 4 ndërtesa njëkatëshe në gjendje të mirë (me një sipërfaqe totale prej 1.278 m2) dhe një ndërtese të shkatërruar pjesërisht (me sipërfaqe prej 550 m2).

Ndërmarrja e Re Ish Hoteli Palas SH.P.K. përfshin ish hotelin me një sipërfaqe prej 716m2 I cili gjendet në qendër të Mitrovicës.

Ndërmarrje e Re Ramiz Sadiku Separacioni Çikatovë Sh.P.K. ,gjindet ne fshatin Çikatovë - Komuna e Gllogoci. Kjo ofertë përfshin tokën prej përafërsisht 63 ha. Gurëthyesi i Çikatovës është një nga njësitë e NSH Ramiz Sadiku dhe është e përfshirë në prodhimine disa llojeve fraksione të gurit që kryesisht janë përdorur për ndërtimin e rrugëve.

Ndërmarrje e Re Magjistrala Shtime Sh.P.K. Siguron mundësin për të marrë një cop toke përafërsisht 1,082 m2 në Shtime/Štimlje. Përfshin ndërtesa në sipërfaqe totale prej 658.6 m2. Njësiti i Shtimës i ka të gjitha paisjet mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e rrugëve nga bora, mirëmbajtjen e ndriçimit të rrugëve etj.

Ndërmarrja e Re “Kosovatrans Baza e Riparimit Teknik & Autobusët Prizren” SH.P.K. është një prej kompanive kryesore të transportit të udhëtarëve në Kosovë, e cila gjendet në Regjionin Jugperëndimor të Kosovës. Ndërmarrja e re te përfshije Autobusët e Stacionit të Autobusëve në Prizren (14 Autobusë, 7 prej të cilëve janë në gjendje pune dhe 7 janë në defekt) dhe Bazën e Riparimit Teknik (Njësi e Ndërmarrjes) e cila gjendet në Prizren me një sipërfaqe të përgjithshme prej 69 ari dhe 92 m2.

Ndërmarrja e Re IFS “Progres” Prizren SH.P.K. Njësia prodhuese në Prizren ka prodhuar fije sintetike poliester (PES) gjithashtu edhe fije poliamid (6 dhe 6.6 - PA) për prodhimin e fijeve të tekstilit, veshjes, të gomës dhe industrive tjera, etj. Katër njësite në vijim do të transferohen ne kete ndermarrje te re:

- Njësia Poliamid (PA) 6/6.6 përfshin 10 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 37,241m2 .
- Njësia Poliester (PES) përfshin 8 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 32,996m2 .
- Njësia Energjetike përfshin 10 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 10,952m2 .
- Njësia Administrata përfshin 26 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 25,121m2 .

Ndërmarrja e Re IFS “Progres” Fatex Istog SH.P.K. Njësia prodhuese në Istog bën përpunimin (dredhjen) e fijeve sintetike prej poliestrit (polietilen tereftalati - PES) dhe poliamid (PA). Njësia prodhuese në Istog, Regjioni i Pejës (që përbehet nga fabrika e re, ngrohtorja e re, fabrika e vjetër, ngrohtorja e vjetër dhe objektet përcjellëse të Ndërmarrjes me sipërfaqe totale përafërsisht 3 hektar 42 ari 80 m2) komplet do të transferohet ne Ndërmarrjen e Re.

Ndërmarrja e Re Restorant Tirana Sh.P.K. gjendet në qendër të Prishtinës. Lokacioni është mjaft atraktiv pasi që ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga të rinjtë duke pasur parasysh se ka në afërsi kinemanë dhe kafeteritë. Restoranti ka një sipërfaqe prej 372 m2.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Viti SH.P.K. merret me biznes te veterinarisë, me çka u ofron shërbime bujqve vendor. Biznesi ushtrohet nga një vend i cili gjendet ne periferi te Vitisë. Vendi i biznesit përbehet nga një parcele e tokës prej përafërsisht 2200 m2, me ndërtesën ne sipërfaqe prej përafërsisht 340 m2. Kusht i shitjes është që veprimtaria e veterinarisë duhet te vazhdoje se paku edhe për dy vite nga dita e shitjes.

Ndërmarrja e Re Kosova Vera Veraria SH.P.K. - paraqet njërin prej prodhuesve kryesor të verës në Kosovë, gjendet në rrethin e Prizrenit, në Krushë të vogël dhe Landovicë. Njësitë e saj të prodhimit përfshijnë teknologjinë e duhur për prodhimin e verërave mesatare konsumuese që gjenden në një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 19 ha. Me një investim të duhur në pajisje dhe makineri, do të ketë mundësi të zgjerimit të asortimentit të produkteve drejt verërave me kualitet të mesëm.


Dita e fundit për parakualifikim është: 14 qershor 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 21 qershor 2006

Këto Ndërmarrje të Reja të valës 15 të Privatizimit janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Jugoterm International Sh.P.K. prodhon radiatorë panel dhe gypor për sisteme të nxemjes qendrore. Ajo ka një pozitë stabile në Kosovë dhe në tregun regjional. Ndërmarrja e Re Jugoterm International përfshinë siperfaqe prej përafërsisht 6.24 ha tokë dhe disa ndërtesa të cilat ofrojnë mbi 20.000 m² të hapësirës prodhuese të vendosura kryesisht në zonën industriale të qytetit të Gjilanit dhe gjithëashtu në fshatin Zhegër. Ndërmarrja e Re Jugoterm International është vendosur në themele të forta për ta zhvilluar biznesin e vet, veçanërisht nëse bëhen investime plotësuese.

Ndërmarja e Re NBI Suhareka Sh.P.K. është një ndër prodhuesit kryesor Kosovar të verës që gjendet në Suharekë. Ndërmarrja posedon një varg të gjerë të pajisjeve për të gjitha fazat e prodhimit të verës. Këto pajisje janë të instaluara në bodrumin e verës në Suharekë. Njësitë prodhuese përfshijnë teknologjinë e nevojshme për prodhimin e verërave mesatare konsumuese. Me investime të duhura në pajisje dhe makina, ka mundësi të zgjerojë vargun e prodhimeve drejt verërave të kualitetit mesatarë. Ndërmarrja posedon vreshta me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 1,100 hektarësh, prej të cilëve 600 hektarë janë aktiv dhe pjesa e mbetur prej 500 hektarësh konsiderohen joaktive. Këto vreshta janë të shpërndara në 5 njësi prodhuese në rajonin e Suharekës. (është shty për valën 16)

Dita e fundit për parakualifikim është: 14 qershor 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 21 qershor 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 28 qershor 2006

Per Ndermarrjet e Reja ne vazhdim data per parakualifikim dhe per dorezim te ofertave do te percaktohet se shpejti

Ndërmarrja e Re IMK Fabrika e Gypave Sh.P.K. Ferizaj, prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale.

Ndërmarrja e Re Miniera e Magnezitit Xim Strezovci SH.P.K. Ndërmarrja Subsidiare është minierë magnezi dhe gurë për operimin me rrugët në veri-lindje të Kosovës, me njërën prej depozitave më te mëdha ne regjion si dhe me rezerva te shumta të adneksite dhe te zhavorrit. Baza e rezervave dhe aseteve te ndërmarrjes subsidiare përfshin: gurë të bardhë te depozitave të magnezit vlerësuar me përmbajtje në mes 4.5 dhe 5.5 milion ton magnezit, prej te cilave rezervat e nivelit të lartë te xehes prej 1.5-1.7 milion ton; një 40 t/h fabrikë reparacioni; një 45,000 t/yr fabrikë procesuese/furrë rrotulluese (aktualisht jo operative); makineri tjetër te rëndë (p.sh shtypës, kamionë, buldozerë etj).

Ndërmarrja e Re Miniera dhe Industria e Magnezitit Goleshi Sh.P.K. ofron mundësinë investitorëve për te siguruar një minierë të themeluar të magnezit dhe operacionin prodhues në Kosovë, me rezerva te dëshmuara prej afërsisht 2.4 milion t të nivelit të mesëm deri ne nivelin e lartë të magnezitit, rreth 45,000 t/v fabrikë prodhuese (furrë rrotulluese), si dhe makineri për bartjen e argjilës dhe makina dhe pajisje tjera. Rezervat e shtrira me material te rrugëve ne afërsi te Prishtinës, me qasje te mirë ne rrjetin rrugor the hekurudhor, e bëjnë këtë hapësirë atraktive për mihje.

 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA