-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

14wave

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 14 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Anamorava Zyret Sh.P.K. Asetet kryesore të kësaj Ndërmarrje të Re përbëhen nga prona e patundshme e vendosur në qendër të qytetit te Gjilanit - kati i parë i të ashtuquajturës “Ndërtesa e Soliterit”. Sipërfaqja e përgjithshme e Ndërmarrjes së Re është përafërsisht 593 m², duke përfshirë hapësirën administrative dhe bodrumin. Ndërmarrja e Re gjithashtu përfshinë edhe 3 garazhe të vendosura mbrapa ndërtesës kryesore ku secila ka sipërfaqe prej 15 m². Ndërtesa është e ndërtuar me 1978 dhe është në gjendje të mirë.

Ndërmarrja e Re Anamorava Depo Sh.P.K. përfshinë hapësirën e depos te vendosur afër qendrës së qytetit të Gjilanit. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës e cila përfshinë edhe objektet që do t'i caktohen kësaj Ndërmarrjeje të Re është rreth 12,020 m². Ndërtesa e depos është në gjendje shumë të mirë dhe mbulon sipërfaqen prej përafërsisht 752 m².

Ndërmarrja e Re Kooperativa Bujqësore e Vitisë Sh.P.K. ka për veprimtari ofrimin e shërbimeve bujqësore bujqëve vendor si dhe furnizimin e tyre me makineri bujqësore, plehra, farëra dhe artikuj të tjerë bujqësorë. Ajo vepron nga vendi që gjendet në periferi të qytetit të Vitisë. Prona përbëhet nga parcela me sipërfaqe prej përafërsisht 8,000 m² me ndërtesë dhe shitore me përafërsisht 500 m².

Ndërmarrja e Re Fertrans Sh.P.K. është kompani e themeluar për transport të rënde me një klientelë të vlefshme dhe reputacion të lartë. Ajo udhëheq një flotë të kamionëve për transport të rëndë dhe rimorkio-autobote nga një vend që gjendet në periferi të Ferizajit dhe përfshin sipërfaqe prej 15,000 m². Ka edhe ndërtesa (punëtori për riparime, depo) me sipërfaqe prej më se 500 m².

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Vrellë SH.P.K. është një sipërfaqe tokësore me mundësi të kultivimit të kulturave të ndryshme në Komunën e Istogut. Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore prej rreth 177 hektarësh.

Ndërmarrja e Re Vreshtat Vrellë SH.P.K. është një sipërfaqe e vreshtrave me mundësi të kultivimit të rrushit për tryezë si dhe rrushit për prodhimin e verës dhe alkoolit. Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore prej rreth 130 hektarësh në Komunën e Istogut dhe në tender nuk është përfshirë asnjë ndërtesë përcjellëse.

Ndërmarrja e Re Depoja Kotradiq SH.P.K. ofron në tenderim një depo (c. 1,500 m2) dhe një ndërtesë administrative në fshatin Kotradiq, komuna Pejë, në një kompleks me sipërfaqe prej c. 1.6 ha. Kjo ofertë nuk përfshinë bagëti, makineri apo ndërtesa tjera.

Ndërmarrja e Re Berkovë Prodhimtaria Bujqësore “Malishgani” Sh.P.K. përfshin afërsisht 260 hektarë tokë punuese në Komunat Klinë dhe Istog. Toka ishte pjesë e kompleksit kryesor bujqësor që kultivonte kultura të ndryshme, frute dhe farëra. Kjo ofertë nuk përfshin bagëti, makineri apo ndërtesa tjera.

Ndërmarrja e Re Renovc Prodhimtaria Bujqësore “Malishgani” Sh.P.K. përfshin afërsisht 164 hektarë tokë punuese në Komunat Klinë dhe Istog. Toka ishte pjesë e kompleksit kryesor bujqësor që kultivonte kultura të ndryshme, frute dhe farëra. Kjo ofertë nuk përfshin bagëti, makineri apo ndërtesa tjera.

Ndërmarrja e Re Toka bujqësore Baran Sh.P.K. mundëson prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore, në Komunën e Pejës . Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore. Ky kompleks ka një sipërfaqe prej rreth 140 hektarësh.

Ndërmarrja e Re Gjeravica Tarolit Sh.P.K. ofron një depo (rreth 1800.00 m²) në qytetin e Deçanit në një lokacion me një sipërfaqe prej rreth 0.5 ha tokë.

Ndërmarrja e Re Ambulanca Veterinare Prizren Sh.P.K. është një stacion veterinarie që përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 9 ari dhe katin përdhes të ndërtesës dykatëshe prej përafërsisht 338m2. Si kusht për shitje është që blerësi i Ndërmarrjes së re të vazhdojë aktivitetin e veterinarisë së paku edhe për dy vite pas privatizimit.

Ndërmarrja e Re Depoja Lux Sh.P.K. ndodhet në zonen industriale në Mitrovicë. Ndërmarrja e Re posedon tokë me një sipërfaqe prej 13,556 m² dhe ndertesat me nje siperfaqe prej gjithsejt 440m² .

Ndërmarrja e Re Dardania Arbëria Sh.P.K. ofron mundësinë e privatizimit të një toke shumë atraktive duke përfshirë edhe disa ndërtesa si zyre dhe depo që gjenden në Prishtinë. Sipërfaqja totale e tokës e cila është pjesë e këtij tenderi është 13,125m² dhe gjendet ne lagjen Arbëri në Prishtinë.

Ndërmarrja e Re Dardania Njësia Metali Sh.P.K. i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një toke shumë atraktive duke përfshirë edhe disa ndërtesa si zyre dhe depo që gjenden afër stacionit të trenit në Prishtinë. Sipërfaqja totale e tokës e cila është pjesë e këtij tenderi është 5, 630 m².

Ndërmarrja e Re I.M.F. Kosova Sh.P.K. ndodhet ne Fushëkosovë dhe siguron lokacion të shkëlqyeshëm për zhvillim të biznesit dhe ka përafërsisht një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh duke përfishirë disa objekte. Gjithashtu objektet e ndërmarrjes kanë lidhje te mirë me rrjetin kryesor rrugor dhe hekurudhor.

Dita e fundit për parakualifikim është: 17 maj 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 24 maj 2006

______________________________

AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këto dy Ndërmarrje të Reja të Valës 14-të
të Privatizimit te tenderuara me spin-off Special.

Ndërmarrja e Re Moravamont Sh.P.K. është fabrikë e elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ndërmarrja e Re prodhon dhe monton elementet për ndërtimtarinë e lartë duke përdorur sistemin “Vemont” të elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ky sistem është dizajnuar për ngritjen e sallave industriale, depove, institucioneve publike, qendrave tregtare, shtëpive dhe sallave sportive në lartësi deri në 11 metra. Ndërmarrja e Re gjithashtu prodhon dhe monton elemente montazhe për ndërtesa banimi. Fabrika mbulon përafërsisht sipërfaqen prej 63,712 m². Këto shënime përfshinë të gjitha objektet dhe tokat e pa shfrytëzuara që rrethojnë godinat.

Ndërmarrja e re Modeli Sh.P.K. Gjakovë, merret me prodhimin e shtëpive të drurit dhe produkteve të tjera prej drurit. Kjo ndërmarrje mbulon tregun ndërkombëtar dhe vendor. Në këtë ofertë, përveç ndërtesave tjera përfshihen edhe dy depo me sipërfaqe të cilat shtrihen në një lokacion prej gjithsej 8.64.18 hektarë. Modeli ka treg lokal dhe ndërkombëtar. (nga vala12)

Privatizimi i Ndërmarrjes së Re Famipa Sh.P.K. ju ofron palëve të interesuara mundësi të marrin një biznes operativ të themeluar mirë për përpunimin e metalit në një ngastër prej 3.05,40 ha në zonën industriale të Prizrenit, së bashku me një shitore në qendër të Prizrenit. (nga vala 13)

Dita e fundit për parakualifikim është: 17 maj 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 24 maj 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 31 maj 2006

 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA