-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

13wave

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 13 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Bujqesia/Babimoc Sh.P.K. - Ndërmarrja gjatë historisë së saj ka kultivuar drithëra vajore, grurë, elb, farëra të lulediellit dhe viteve të fundit ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj me elb për Birrarinë e Pejës.

Ndërmarrja e Re Fabrika për Përpunimin e Këpurdhave dhe Fryteve Pyjore Sh.P.K. ka mbledhur, përpunuar dhe dhe ka shitur me shumicë dhe pakicë këpurdha dhe fryte tjera pyjore. Ndër. e Re përbëhet nga një pasuri e patundshme (tokë) me sipërfaqe rreth 1.50 ha, ku përfshihet salla e prodhimit dhe ndërtesat administrative, si dhe gjenden në fshatin Keqekollë, 20 km në verilindje të qytetit të Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Ferma Miradi e Epërme Sh.P.K. gjendet në fshatin Miradi e Epërme, Komuna e Fushë Kosovës. Ndër. e RE operon 21 objekte të fermës, e që gjithsej janë 19477 m2 fermë dhe ndërtesa tjera, si dhe përafërsisht 37.77,32 hektarë tokë. Ky tender i ofron investitorit mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të fermave të kafshëve në rajonin e Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Kosova Kontroll Sh.P.K. ofron sipërfaqen totale prej 131.47 m2 që gjenden në rrugën “Bill Clinton” bl9/a, Nr. 3/a, në njërën prej pjesëve më të frekuentuara të Prishtinës, në Dardani. Ndërmarrja është e specializuar në kontrollimin e kualitetit dhe kuantitetit të mallrave/prodhimeve, dhe kanë qenë më së shumti të angazhuar në pikat kufitare duke kontrolluar mallrat e importuara në Kosovë.

Ndërmarrja e Re Kosovashped Sh.P.K. ofron rast unik për të marrë biznesin për shërbime doganore, shpedicion të tranportit, me të githat pronat të cilat gjenden në pika kufitare në Han t'Elezit dhe në Vërmicë, gjithashtu lokacione në afërsi të kufirit në Pejë dhe në Mitrovicë, si dhe 4,986 m² zyre dhe tokë në Prishtinë pranë Stacionit Hekurudhor.

Ndërmarrja e Re Kosovashped Dardania Sh.P.K. gjendet pranë selisë të PTK-së dhe ka një sipërfaqe prej 204.98 m² dyqan si dhe një garazhë në afërsi.

Ndërmarrja e Re Kosovashped Zona Industriale Sh.P.K. ofron rast unik për të marrë sipërfaqe prej 2.50 ha tokë, një zonë ku kohëve të fundit janë zhvilluar shumë biznese. Ndërmarrja ka një sipërfaqe prej 887.85 m² zyre dhe 24,112.15 m² depo.

Ndërmarrja e Re “Koritniku Drejtoria e vjetër Dragash” Sh.P.K. përbehet nga ndërtesa me zyra, kopsht dhe me një garazh të vogël. Ndërtesa e zyrave është e regjistruar në LP nr.183, ngastrën 778. Ngastra 778 ka një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar me rreth 11Ar 13 m². (eshte vendosur ne valen 14)

Ndërmarrja e Re “Koritniku Depot Dragash” Sh.P.K. përbehet nga kompleksi i depos me më shumë se 600 m² hapësirë depoje në qendër të Dragashit. Kompleksi i depos është i regjistruar në LP nr.183, ngastra 810 në emër të Ndërmarrjes. Ngastra 810 ka një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar me rreth 6Ar 22m².

Ndërmarrja e Re “ Aromatik” Sh.P.K. iu ofron palëve të interesuara mundësi të mësojnë biznesin për procesimin e duhanit në një parcel toke në fillim të zones industriale në Prizren.

Ndermarrja e Re Farma e Lopeve Vrella Sh.P.K. ju ofron 170 ha si dhe token per mbajtjen e perafersisht 200 lopeve afer Istog/Istok. Eshte nje ndertim modern me mundesin e vendosjes se kafsheve, ushqimit, e cila krijojne mundesi per investim atraktive.

Ndermarrja e Re Toka Bujqesore Kosuriq Sh.P.K. I ofron investitorit toke bujqesore me siperfaqe 220 ha. Lokacioni eshte afer Klinë/Klina. Ne kete tender nuk shiten maqina apo bageti.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Mobilieve Masive Sh.P.K. ka qenë i vetmi prodhues industrial i mobilieve masive në rajon në vitet e kaluara. Ndërmarrja e Re përfshinë ndërtesat (me një sipërfaqe të përgjithshme prej 8,948.00 m²) dhe makinerinë që ndodhen në lokacionin kryesor në Deçan. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës që do të shpallet në tender është 2.67.18 hektarë.

Ndërmarrja e Re Klinapremix, Sh.P.K. është prodhuesi i vetëm i ushqimit të kafshëve në Kosovë i shkalles industriale. Është e vendosur në zonën industriale të Klinës në një kompleks të vetëm me përreth 3 ha tokë dhe 4,393 m2 hapësire të ndërtesave. Të gjitha makinat dhe ndërtesat që nevojiten për rifillimin e biznesit do t'i transferohen Ndërmarrjes së Re.

Ndërmarrja e Re Supermarket 16 Qershori Sh.P.K. ofron objektin e ndërtuar në vitin 1983. Ndërtesa është njëkatëshe me një sipërfaqe prej 350 m² dhe ndodhet në qendër të qytetit të Deçanit. Ndermarrja e Re eshte e përshtatshme për të ofruar shërbime tregtare dhe hoteliere ne komunen e Deçanit.

Ndërmarrja e Re KB 23 Nëntori Furra e vjeter Stan Trg Sh.P.K. përfshin një sipërfaqe prej 0.05 ha dhe ndërtesat me një sipërfaqe prej 240m2.

Ndërmarrja e Re “Hotel Qendra Cycavica” Sh.P.K. në Vushtrri ka një lokacion në qënder të qytetiti, që përfshin një hapsirë prej 640 m² në të dy katët dhe është e vendosur në 0.17.60 ha të tokës.

Ndërmarrja e Re Fabrika e ngjyrave Extra Sh.P.K. Përfshin një sipërfaqe industriale prej 42,400 m2. Ndërmarrja ka ndërtesa me një sipërfaqe totale prej 5300 m2.Ka prodhuar një spektër të gjerë të prodhimeve të ngjyrës.

Ndërmarrja e Re Metalografika Sh.P.K. Ferizaj, zotëron një punëtori të vogël metali dhe një biznes shtypshkrimi/tipografi të karakterit lokal të ndodhur në një zone shumë atraktive në qendër të Ferizajt prej rreth 2900 m² ku ndodhet edhe tregu i gjelbër. Ndërmarrja është operative por me kapacitete të kufizuara megjithatë ka potencial që të zhvillohet më tutje. Prodhon të gjitha llojet e shenjave te trafikut dhe tabelave komerciale si dhe të llojeve të ndryshme të letër shtypjes. Kapaciteti i prodhimit të shenjave të trafikut është rreth 8.000-12000 copë për vit.

Dita e fundit për parakualifikim është: 19 prill 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 26 prill 2006
_____________________________


AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këtë Ndërmarrje të Valës 13-të të Privatizimit me spin-off Special.

Ndërmarrja e Re Jugoterm International Sh.P.K. prodhon radiatorë panel dhe gypor për sisteme të nxemjes qendrore. Ajo ka një pozitë stabile në Kosovë dhe në tregun regjional. Ndërmarrja e Re Jugoterm International përfshinë siperfaqe prej përafërsisht 6.24 ha tokë dhe disa ndërtesa të cilat ofrojnë mbi 20.000 m² të hapësirës prodhuese të vendosura kryesisht në zonën industriale të qytetit të Gjilanit dhe gjithëashtu në fshatin Zhegër. Ndërmarrja e Re Jugoterm International është vendosur në themele të forta për ta zhvilluar biznesin e vet, veçanërisht nëse bëhen investime plotësuese. (eshte vendosur ne valen 14)

Privatizimi i Ndërmarrjes së Re Famipa Sh.P.K. ju ofron palëve të interesuara mundësi të marrin një biznes operativ të themeluar mirë për përpunimin e metalit në një ngastër prej 3.05,40 ha në zonën industriale të Prizrenit, së bashku me një shitore në qendër të Prizrenit. (eshte vendosur ne valen 14)

Dita e fundit për parakualifikim është: 19 prill 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 26 prill 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 03 maj 2006
.

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA